Bota

Shuhet në moshën 78-vjeçare aktori i “Godfather III” Helmut Berger!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i famshëm me origjinë nga Austria, Helmut Berger. I ndjeri ka lënë pas një karrierë të bujshme me filma si “The Godfather III” dhe “The Portrait of Dorian Grey”. Bota e kinemasë ka humbur një nga legjendat më të mëdha evropiane, personaliteti dhe polemikat e të cilit ishin po aq të rëndësishme sa trashëgimia e tij. Gjatë viteve të tij të hershme, Helmut kaloi kohë në disa vende si Franca, Anglia dhe Italia, ku u takua me Luchino Viscontin, i cili e bëri atë një nga aktorët më të rëndësishëm të kohës.

Që atëherë, dyshja u bënë të pandashëm. Megjithatë, pas vdekjes së regjisorit në vitin 1976, aktori ndryshoi krejtësisht dhe iu drejtua një jete të shfrenuar, ku nuk munguan droga e alkooli. Veç kësaj, ai ka qenë i pranishëm edhe në filma të tjerë si “Ludwig” dhe “Ash Wednesday”. Që nga vitet 1990, kur publikoi autobiografinë e tij dhe pranoi se kishte fjetur me dhjetëra të famshëm, ai pati një martesë 15-vjeçare dhe madje u tërhoq nga kinematë për t’u kujdesur për të ëmën.