Aktualitet Celebrities

Shuhet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktorja e njohur, Jean Hale Colemane!

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktorja e njohur Jean Hale Colemane. E njohur për rolet e saj në televizion dhe filma të ndryshëm si “Batman” dhe “In Like Flint” lajmin e hidhur për vdekjen e artistes e konfimoi familja e saj për “Fox News” duke u shprehur se ajo ndërroi jetë në Santa Monica, Kaliforni nga shkaqe natyrore.

Ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman nga 1961-1984. Ata ndajnë së bashku tre fëmijë të quajtur Kelly, Randy dhe Quincy. Jean ishte e famshme për paraqitjen e saj në “In Like Flint”, ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly.

Rolet e tjera përfshijnë: “Perry Mason”, “The Alfred Hitchcock Hour”, “Hawaii Five-O”, etj. Po ashtu, jashtë punës së saj si aktore, Hale iu përkushtua vullnetarizmit me Shoqërinë Amerikane të Kancerit. Ajo gjithashtu ka punuar për një përshtatje të librit “Two Toes – The Coyote Legend of Green River”, i cili u shkrua nga xhaxhai i saj, Preston Q. Hale.

Ajo u shfaq dhe në filma të tjerë duke përfshirë “Taggart” (1964), “The Oscar” (1966) dhe “The St. Valentine’s Day Massacre” (1967) dhe në televizion në “Perry Mason”, “The Alfred Hitchcock Hour”, “Bonanza”, “The Fugitive”, “Hawaii Five-O”, “My Favorite Martian”,”Hogan’s Heroes”, “McHale’s Navy Joins the Air Force”, “The Wild Wild West”.