Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Apple Creator Studio
Ke një ide në kokë. Hap laptopin. Dhe pastaj fillon: një program për video, një tjetër për audio, një për foto, abonime kudo ,që mbarojnë në momentin më të keq. Kreativiteti gati, por workflow-i i shkatërruar. Ky është problemi real i krijuesve të contentit sot. Jo mungesa e talentit, por fragmentimi. Shumë aplikacione, shumë pagesa, pak fokus.
Apple mesa duket e ka parë këtë skenë. Dhe për herë të parë nuk solli një aplikacion të ri, por një zgjidhje të thjeshtë: gjithçka në një vend.
Creator Studio është një abonim i vetëm, 12.99 dollarë në muaj, që hap derën e një studioje të plotë kreative. Video, muzikë, dizajn, motion graphics, prezantime. Pa kaluar nga një app në tjetrin si top ping-pongu. Dhe po, per studentët është pothuajse falas. Por pjesa interesante nuk është lista e aplikacioneve. Është mënyra si po ndryshon puna me ndihmën e AI. Përshkruan një skenë me fjalë dhe e AI e lokalizon në timeline. Muzika lidhet me ritmin e videos automatikisht. Editimet nisin vetë, jo nga zero.
Edhe dokumentet e zakonshme nuk janë më thjesht faqe bosh. Tani ke ide, struktura dhe materiale gati për përdorim. Pra Apple po thotë diçka shumë të thjeshtë: mjetet nuk duhet të jenë pengesë. Ato duhet të zhduken në sfond. Dhe në fund, problemi i vetëm që të mbetet është ky: a ke diçka për të thënë, apo jo?