I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Bruno Shemsho, për të komentuar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5″…
Si e komenton raportin mes Selin dhe Gimbo?
Unë nuk i shikoj si çift. Gimbo sa hyri direkt u bazua tek kjo lloj loje, që të ketë nja raport me një vajzë aty brenda, që duket si një konkurrente më e fortë dhe në këtë rast është Selin. M’u duk shumë ‘fake’, sado që pëlqimi mund të ekzistojë, nuk e mendoj kurrë se selin mund të lidhet aty brenda me një djalë. Nuk mendoj se ka pëlqim. Më duket shumë e sforcuar e gjithë kjo, pasi Selin nuk mund të luajë vetëm. Unë nuk besoj në ndjenjat që ndodhin nëpër reality show. Jo çdo gjë që ndodh aty është e bazuar në realitet. Baza aty është që të fitosh 100 mijë eurot.