Celebrities Music

Shumë pranë vendit të parë, Ronela renditet e dyta në kanalin e YouTube të Eurovision për këngët më të shikuara dhe të pëlqyera!

Kënga e saj bëri bujë, teksa tërhoqi një lumë komentesh pozitive, por nuk munguan as ato më tepër krtitike. Bëhet fjalë për këngën me të cilën Ronela do të na përfaqësojë në Eurovision këtë vit, pikërisht për “Sekret”.

Që në prezantimin e parë në Shqipëri ajo u vendos në qendër të vëmendjes mediatike dhe të gjithë flisnin për të. Teksti, muzika dhe kënga në tërësi nuk mbetën pa u komentuar. Ndërkohë, po të shohim në kanalin e YouTube të Eurovision për këngët më të shikuara dhe të pëlqyera, vëmë re se Ronela është fare pranë kreut, teksa renditet e dyta me 2.1 milionë klikime.

E para ndërkohë është Spanja më 2.4 milionë klikime, dhe më pas Italia me 975 mijë, e katërta Polonia me 882 mijë dhe e pesta Norvegjia me 854 mijë klikime.

Vlen për t’u theksuar fakti se numri i klikimeve ndryshon nga çasti në çast, ndaj duket se Shqipëria ka një mundësi të konsiderueshme për t’u ngjitur në renditje dhe pse jo ‘të mbajë kurorën’!