Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët e me vranësira kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje, me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura, që do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e afatshkurtra, nga orët e mesditës deri të pasdites.
Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, deri në 15 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/21
Diell re
Kukës
8/16
Diell re shi
Lezhë
11/20
Diell re
Dibër
7/14
Diell re shi
Durrës
10/22
Diell re
Tiranë
12/23
Diell re
Elbasan
10/23
Diell re
Berat
10/24
Diell re
Vlorë
12/22
Diell re
Korçë
7/15
Diell re
Gjirokastër
10/21
Diell re shi
Sarandë
12/22
Diell re