Lifestyle

Si një veprim i thjeshtë në mëngjes ndikon në suksesin personal?

A e rregullon shtratin sapo zgjohesh në mëngjes? Ky gjest i vogël, shpesh i anashkaluar, ka fituar famë ndërkombëtare si një nga zakonet më të fuqishme për të nisur një ditë të suksesshme. Dhe jo, nuk është thjesht çështje estetikë, është një rit zyrtar i organizimit mendor dhe personal.

Admiral William H. McRaven, në një nga fjalimet më të famshme të tij, deklaroi:

Nëse do të duash të ndryshosh botën, fillo duke rregulluar shtratin. Pse? Sepse fillimi i ditës me një detyrë të përfunduar, sado e vogël të jetë, jep një ndjenjë arritjeje që përhapet gjatë gjithë ditës.

Psikologët pajtohen. Akti i rregullimit të shtratit është një formë e “aktivizimit të qëllimshmërisë”, që do të thotë se, që në minutat e para të ditës, mendja jonë futet në një regjim displine dhe kontrolli të situatës. Kjo redukton ndjeshëm ndjenjat e stresit dhe rrit vetëbesimin. Në një anë më të thellë, shtëpia që na pret në fund të ditës është një pasqyrim i mënyrës se si e trajtojmë veten. Një dhomë e rregulluar dhe një shtrat i bërë, krijojnë një ndjesi mikpritjeje dhe kujdesi personal që rrit qetësinë mendore.

Gjithashtu, rregullimi i shtratit ndihmon në krijimin e një rituali konstant që ndërton vetëdisiplinë,një faktor kyç në suksesin afatgjatë në çdo fushë të jetës. E njëjta disiplinë që aplikon në këtë veprim të thjeshtë, kalon gradualisht në zakone të tjera më të mëdha si menaxhimi i kohës, organizimi profesional dhe kujdesi për shëndetin.

Pra, herën tjetër që tundohesh të dalësh nga krevati pa e rregulluar, kujto që po humbet një mundësi për të vendosur ritmin e ditës me një fitore të vogël. Dhe ndonjëherë, është pikërisht kjo fitore që bën diferencën.