Nëse e dini kapacitetin tuaj, Lee Harding, me gati dy dekada përvojë në rekrutim biznesi, thotë se mund ta rrisni lehtësisht pagën tuaj duke përdorur një truk të thjeshtë interviste. Harding, i njohur më mirë në mediat sociale si @theintrovertedrecruiter, ndan këshilla të dobishme për karrierën për të ndihmuar punëkërkuesit. Ai e kupton se sa e vështirë është të kesh guximin për të negociuar një pagë më të lartë gjatë një interviste.
Kjo është arsyeja pse ai vendosi të ndajë arsyen kryesore pse shumica e kandidatëve bëjnë një gabim të madh në këtë situatë të pakëndshme. Lee shpjegoi se shumë kandidatë bëjnë gabim kur pyeten për pritjet e tyre për pagën. Ai sugjeron që në një intervistë pune nuk duhet të tregoni pagën të cilën e keni pasur nga puna e kaluar, por në vend të kësaj pyeteni intervistuesin se sa paguhet pozicioni që po aplikoni.
“Në shumicën e rasteve ju do të dëgjoni të thuhet se paga vjetore është midis 65,000 dhe 75,000”-pohoi eksperti duke folur për pagat që mund të jenë në vendin ku jeton. Në këtë rast, rekrutuesi pohon se duhet t’i bëni edhe një pyetje tjetër: ‘Cilat aftësi dhe përvoja i dallojnë ata që paguhen 65 mijë nga ata që paguhen 75 mijë?’ Nëse e kupton që i plotëson të gjitha ato kushte mund të rregullosh pritshmëritë e tua dhe të thuash që kërkon pagën më të lartë, pra 75 mijë.
Ndërsa dy vjet më parë, qeveria u vu në një garë të ethshme për të barazuar pagat me rajonin, edhe ky i fundit nuk ka qëndruar në vend, duke bërë që gara të humbasë sërish, pavarësisht avantazhit që dha zhvlerësimi i euros. Institucionet qeveritare njoftuan me krenari se paga mujore bruto në administratën publike u rrit me 15% në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur në 96.8 mijë lekë.
E konvertuar në monedhën e përbashkët, me kursin aktual, (rreth 98.2 lekë) paga në euro u llogarit në 987 euro në posterat e shumtë që u shpërndanë në rrjetet sociale. Në fakt, qeveria është ndihmuar nga zhvlerësimi i euros vitet e fundit, teksa e konvertuar me kursin e dy viteve më parë (kur ishte 115 lekë), paga do të ishte rreth 840 euro ose rreth 150 euro më pak se sot. Si rrjedhojë, e shprehur në euro, paga mujore bruto në administratë është e mbivlerësuar nga efekti i kursit ndërsa në realitet, e ardhura në lekë sot vlen më pak, për shkak të shtrenjtimit të lartë të kostos së jetesës dy vitet e fundit.