Lifestyle Love & Sex

Sikleti i takimit të parë është i dukshëm! Ja disa pyetje që mund t’ju vijnë në ndihmë…

Kur ke qejf dikë, është krejtësisht normale të duash të dish çdo gjë për të. Kjo fazë e njohjes, ose siç disa e quajnë “faza e diskutimeve (talking stage)”, është një nga pjesët më emocionuese të ndërtimit të një marrëdhënieje. Fluturat në stomak janë të pashmangshme dhe çdo takim ndihet si nata më e bukur e jetës. Pikërisht, që t’i bësh edhe më interesante këto takimet, ja ku e ke një listë të gjatë me pyetje:

Disa pyetje për të nisur bisedën

  • Ku je rritur? Si do e përshkruaje fëmijërinë tënde?
  • Çfarë pune bën dhe si vendose ta ndiqje këtë karrierë?
  • Je i/e kënaqur me karrierën tënde deri tani?
  • Çfarë ke dashur të bëheshe kur të rriteshe?
  • Nëse paratë nuk do ishin problem, çfarë do bëje?
  • Si janë njohur prindërit e tu?
  • Ke vëllezër/motra?
  • Si e kalon kohën e lirë pas pune?

Disa pyetje për tu dukur pak më flirtues

  • E mban mend puthjen tënde të parë?
  • Cila ishte përshtypja jote e parë për mua?
  • Cila është një gjë e çuditshme që të duket tërheqëse?
  • Cili është gjuha jote e dashurisë?
  • Çfarë kërkon te një partner?
  • Ka ndonjë gjë që do doje të bënim bashkë?
  • Mendon se ne përputhemi?
  • Cilat janë disa gjëra që mendon se i kemi të përbashkëta?
  • Beson në dashurinë me shikim të parë?
  • Çfarë do bëje nëse të puthja tani?

Disa pyetje për tu futur më thellë në diskutim

  • Ç’mendim ke për tradhtinë?
  • Për çfarë shqetësohesh më shumë?
  • Ku shpreson të jesh pas disa vitesh?
  • Për çfarë je më shumë mirënjohës/e?
  • Kush është heroi yt?
  • Me cilin nga prindërit je më i/e lidhur?
  • Cila është frika jote më e madhe?
  • E sheh veten si prind një ditë?
  • E sheh veten duke jetuar gjithmonë këtu apo do doje të jetoje diku tjetër?
  • Si do doje të dukej jeta jote kur të dalësh në pension?