Lifestyle Love & Sex

Nëse personi me të cilin po njiheni bën një prej këtyre veprimeve atëherë qëllimet e tij nuk janë serioze vajza!

Sa herë që nisni të takoni apo të dilni me dikë, duhet të kaloni përsëri të gjithë ciklin e mendimeve: A është ai thjesht i interesuar për mua apo dëshiron të lidhet? Kjo është një pyetje e vështirë dhe një situatë me të cilën duhet të përballen të gjitha beqaret. Të dish nëse një burrë është serioz për ty kërkon kohë. Ju duhet ta njihni atë, të vëzhgoni sjelljen e tij dhe mënyrën se si ai ju trajton gjatë javëve (ose muajve) të njohjes. Burrat e mirë marrin vendime për marrëdhënie afatgjata më ngadalë se gratë dhe marrin kohë për të zbuluar qëllimet e tyre të vërteta. Këtu janë 7 sjellje të çuditshme që tregojnë se një burrë po ju “përdor”:

 Ai ju fal shumë dashuri që në fillim

Jini gjithmonë dyshuese ndaj një mashkulli që ju fal jashtëzakonisht shumë dashuri që në fillim. T’i rezistosh vërshimit të tij nuk është detyrë e lehtë, por ngadalësimi i gjërave është mënyra e vetme për të shmangur avancimin artificial të marrëdhënies me këtë person. Hulumtimet zbuluan se sa më gjatë që një mashkull pret për intimitet, aq më e mirë do të jetë marrëdhënia juaj. Ai ju thotë që në momentin që e takoni se e di që ju jeni gruaja e duhur për të. Nëse e gjeni veten duke menduar:

Si e di ai që unë jam e duhura kur ai as nuk më njeh? Kjo është shumë e bukur për të qenë e vërtetë! 

Na vjen keq t’ju themi që nuk duhet ta nxitoni ndjenjën dhe ta ngatërroni me epshin momental.

Ai ju shpërfill

Ndodh që në takime, takojmë burra që provojnë taktikën e mospërfilljes në takimin tonë të parë. Ata të pyesin për informacione personale dhe më pas i përdorin ato kundër jush. Pastaj të prekin duart sikur asgjë nuk ndodhi. Mos bini ‘pre’ e këtyre lëvizjeve duke dashur të provoni se “gratë si ju” nuk janë tipat që burri që keni përballë mund të ketë përshkruar negativisht. Nuk keni asgjë për të provuar! Mos ngurroni ta përfundoni takimin herët me çdo justifikim për të shkurtuar një ndërveprim të kësaj natyre. Vazhdoni të gjeni meshkuj me cilësi më të mira.

 Ai dëshiron të shikojë një film në shtëpinë tuaj

Kjo është një lëvizje klasike për djaloshin e rastësishëm që dëshiron vetëm një gjë. Ai po ju mendon se teksa jeni në divan duke parë filmin, do të filloni të përqafoheni. Pastaj një gjë do të çojë në një tjetër dhe do të përfundoni në dhomën e gjumit. Kjo është pikërisht arsyeja pse është mirë që gratë të mbajnë disa takime të para jashtë shtëpisë sepse më pas është e vështirë t’i rezistosh tundimit.

Ai ofron t’ju gatuajë darkën në shtëpinë e tij

Në lidhje me këtë ju mund të mendoni: “Sa i ëmbël, dëshiron të gatuajë darkë për mua. Kaq romantike!” Po, është, dhe ai mendon se ju jeni ëmbëlsira e tij e darkës. Pas një vakti të këndshëm dhe disa gotave verë, do të keni më shumë gjasa të avanconi në të tjerë hapa kur ai të përdorë këtë lëvizje.

Ai ju pyet nëse doni t’i bëni “shoqëri”

Një mashkull që dëshiron një raport as i lidhur por edhe në një marrëdhënie, mund t’ju kërkojë të dilni në takime shpesh. Nga kjo lind pyetja nëse takimi është edhe një nisje për diçka romantike. Shoqërimi ndodh në shtëpinë e dikujt dhe është i ngjashëm me “netflix and chill”, por më pak i përcaktuar. Megjithatë, rezultati është i njëjtë. Disa burra do të përpiqen të rrinë në shtëpinë tuaj, duke mos ju marrë kurrë në një takim të vërtetë, por duke pritur qasje të hapur në intimitet.

Ai telefonon vetëm natën vonë

Ai telefonon rreth orës 21:00 ose më vonë dhe pyet se çfarë po bën, më pas dëshiron të dijë nëse mund të vijë nga ti. Kjo është ajo që quhet “booty call” klasike. Sa herë që merrni një telefonatë vonë natën duke pyetur se çfarë po bëni, ai dëshiron që ju ta ftoni në shtëpinë tuaj dhe më pas në shtratin tuaj.