Celebrities

“Sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten…”/ Familjarët e Eglit reagojnë pas rënies së ndjekësve!

Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ishte kërkesa e Egli të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vetë. Kështu ajo u rifut në shtëpi, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

Lidhur me rënin e ndjekësve në Instagramin e Eglit, është postuar nga miqtë apo familjarët:

Sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten… Rëndësi ka të mbeten ata që vërtetë e duan. Vendimi për të vazhduar atë rrugëtim që u la përgjysëm me dhimbje dhe lot nuk ishte për followers, as për vëmendje. Por për Eglin. A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër. Ne kemi besim dhe do jemi pranë saj sepse kështu mendojmë se duhet bërë me familjarët dhe miqtë, t’i gjendeni pranë kur kanë botën kundër.

 

Kujtojmë, se gjatë ‘prime’, Egli u shpreh:

Ata që vërtetë më kanë dashur, i gjeta të shkatërruar dhe gjeta veten të shkatërruar… Duke marrë parasysh si rrethanat kishin ardhur, e dija si do ndihej, do ndihej i ulur, do ndihej i sulmuar. Nuk doja që të ndihej prej meje. Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im. E kam bërë se e kam dashur, vazhdoj të ndiej. E kam sfidë të hyj brenda për ta pasur sërish pranë 24 orë, por po hyj për të mos qenë ajo që kam qenë, jo për të qenë e keqe me dikë, por për të qenë e mirë me veten time.