Nikole Bernard Dawes thotë se sipërmarrja është zgjedhje personale, jo detyrim për punonjësit. Nicole Bernard Dawes, themeluese e markës së ujit të gazuar Nixie dhe e markës së njohur të ushqimeve Late July (me vlerë 100 milion dollarë), pranon se ekuilibri punë–jetë për të është një “situatë e vetëkrijuar”, por thekson se për punonjësit e saj kjo nuk duhet të jetë e pranueshme.
Sipërmarrësit shpesh e kanë të vështirë të largohen nga puna, kur mbi supet e tyre qëndron fati i kompanisë. Debati mbi ekuilibrin punë-jetë është i fortë në botën e biznesit: a është e mundur të rritësh një kompani shumëmilionëshe dhe njëkohësisht të gjesh kohë për veten?
Dawes është mbështetëse e fortë e shkëputjes nga puna, por vetëm për ekipin e saj.
Jam pak hipokrite, sepse unë nuk shkëputem kurrë. Asnjëherë, thotë ajo për Fortune. Por nga ana tjetër, nuk dua të jem personi që pengon një anëtar të ekipit.
Dawes i inkurajon punonjësit të mbyllin gjithçka sapo mbaron orari, ndërsa vetë e ka pranuar prej dekadash se duhet të jetë gjithmonë “online”. Pasi themeloi Late July në vitin 2003, fillimisht, kompania u ble pjesërisht nga Campbell’s më 2014-ën e plotësisht më 2017-ën.
Në vitin 2018, hyri në një tjetër treg me Nixie, që sot shet ujëra dhe pije pa sheqer në mbi 11,000 dyqane e ka siguruar 27 milion dollarë financim këtë vit.
Unë e pranova këtë. Jam sipërmarrëse dhe e kam zgjedhur vetë këtë jetë. Punonjësit e mi nuk kanë firmosur për të qenë sipërmarrës.
E rritur në një familje biznesi, mes dyqanit bio të së ëmës dhe perandorisë së ushqimeve Cape Cod Chips të të atit, Dawes e ka parë nga afër çmimin e sipërmarrjes. Kjo e ka bërë të ndërgjegjshme për sakrificat, por edhe për rëndësinë e pasionit.
Edhe pse pranon se nuk shkëputet kurrë plotësisht, ruan disa prioritete: darka familjare pothuajse çdo mbrëmje, shëtitje ditore, aktivitet fizik. I pëlqen plazhi, leximi, gatimi e madje blerjet në supermarket, që i quan “hobi”, duke vëzhguar çfarë zgjedhin konsumatorët.
Ka mëngjese kur zgjohem dhe them: Nuk e besoj sa me fat jam që bëj këtë punë. Kur e ndjen kështu, nuk të duket si punë, por si diçka argëtuese gjatë gjithë kohës. / shqip.al