Siria akuzon Izraelin për një sulm ajror ndaj pozicioneve ushtarake në jug të kryeqytetit Damask. Sistemi sirian i mbrojtjes antiajrore rrëzoi dy raketa izraelite në zonën e Kisuahut. Burime zyrtare nuk flasin për viktima, por grupi monitorues i luftës në Siri thotë se gjetën vdekjen 9 ushtarakë pro-qeveritarë, mes tyre luftëtarë të mbështetur nga Irani.