Lifestyle Live From Tirana

“Sistem nervor i ngarkuar nga…”/Habibe Babasi: Truri frikësohet dhe kalon në…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Habibi Babasi, e cila ka folur më shumë për ritualet dhe truket që na nevojiten për të nisur një Vit të Ri të mbarë…

Çfarë i ndodh trurit tonë pas presionit që i vëmë vetes me qëllimet e reja që duhet t’i arrijmë në Vitin e Ri?

Nëse një sistem nervor është shumë i traumatizuar, ose është shumë nën ankth, nën stres, nën presione të vazhdueshme, i mpirë nga rrjetet sociale dhe ne më pas i prezantojmë një qëllim shumë të madh, ose një ndryshim, dhe ne duam të fillojmë të ndryshojmë të gjithë gjërat në janar, duam të fillojmë dietën, të kemi atë trupin perfekt, të kemi karrierë më të mirë, të jemi partnerë më të mirë, truri frikësohet shumë dhe kalon në një gjendje ngrirje. Truri fillon e saboton veten. Në këtë moment ti fillon e thua që i vure qëllimet dhe do që të jesh ky personi që thua se do që të jesh, por ti e sheh veten që nuk po e plotëson dhe nuk je në atë potencial dhe fillon zhgënjimi. Fillon ndjesia e turpit, e zhgënjimit dhe e fajit, janë tre ndjesitë kryesore të cilat na fusin ne në gjendje ‘freeze’. Dhe në momentin që truri dhe trupi mbingarkohen nga këto ndjesi, atëherë ne në vend që të përmirësohemi, të plotësojmë ato qëllime që thamë, kalojmë komplet në të kundërtën, sepse fillojmë e themi që ‘nuk ia dal dot’.