Live From Tirana

A duhet t’i tregojmë të tjerëve që ‘jemi mirë’? Habibe Babasi: Duhet të mbrojmë energjinë tonë…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Habibi Babasi, e cila ka folur më shumë për ritualet dhe truket që na nevojiten për të nisur një Vit të Ri të mbarë…

A duhet t’i tregojmë të tjerëve që jemi mirë apo e tremb kjo energjinë e mirë?

Të dyja kanë të vërtetat e tyre. Duhet të themi që jemi mirë por duhet ta mbrojmë në të njëjtën kohë energjinë tonë. Ti mund të thuash që je mirë, që je në një periudhë shumë të mirë të jetës tënde, por nuk është nevoja të ndash çdo lloj detaji me çdo njeri. Në këtë mënyrë e hap energjinë dhe njerëzit iu duket sikur e kanë më të lehtë aksesin ndaj teje. Dhe kur njerëzit e kanë më të lehtë aksesin ndaj teje, mundohen të të ulin, ose të të fusin atë energjinë e tyre negative. Nga ana tjetër, mendësitë që na kanë dhënë prindërit tanë padashje, mendoj se kanë ndikuar në të gjithë energjinë kolektive të shqiptarëve, që themi ‘nuk kemi’, apo kur harxhojmë shumë në një moment dhe pastaj kursejmë në gjëra elementare siç është ngrohja ose ushqimi i mirë dhe duam vetëm të dukemi. Është e rëndësishme që t’ia kujtojmë vetes dhe t’ia ndryshojmë vetes këto mendësi. Duhet të ulemi dhe të kuptojmë se cilat janë këto fjali që na janë thënë në mënyrë të përsëritur që ‘nuk kemi’, ose ‘ti nuk ia del dot’, ose nëse prindërit tanë nuk kanë bërë shkollë, atëherë edhe unë nuk mund t’ia dal. Të ulemi dhe të reflektojmë mbi to dhe ta ndryshojmë narrativën e jetës sonë dhe të gjejmë prova që ka gjëra të mira në jetën tonë. Në këtë mënyrë neuroshkenca thotë që truri do të të ndihmojë t♪7 arrish atë gjë që ti do.