Celebrities Live From Tirana Showbiz

Situata Alvisa-Hysen, ish-konkurrentja e “Për’puthen 2” Aristela Leka: “Pikërisht këto situata sjellin vrasjen e femrave”!

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Beqarëve, ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ish-konkurrentja e “Për’puthen 2” Aristela Leka e cila doli beqare nga emisioni ndonëse tashmë është në një lidhje dhe ka gjetur personin e zemrës pasi doli nga emisioni. Aristela shprehet:

Kam gjetur veten që kur dola nga emisioni sepse kishte shumë presion. Tani i jam kthyer jetës normale. Tashmë jam dhe në një lidhje të re. Nuk gjeta personin e duhur aty sepse nuk ishin gjërat sipas pritshmërive. Personi nuk ka lidhje fare me botën e televizionit.

Çfarë mendon Aristela për edicionin e tretë të “Për’puthen”?

I kam ndjekur dhe ka pasur goxha levizje, personazhe interesante, gati në përputhje. Vazhdon të jetë emisioni i preferuar për mua. Por nëse do të më vinte një ftesë për të qenë prap pjesë, sigurisht që nuk ndodh, nuk do të shkoja.

E pyetur se cili nga djemtë e edicionit të tretë i duket më interesant dhe mbase do të përputhej, Aristela tha se:

Nuk mendoj që do bënin për mua asnjëri nga ata, nuk kam fare asnjë peng. Për më tepër janë më të vegjël sesa unë.

Me cilën nga vajzat ka më shumë përputhshmëri në karakter Aristela?

Me Anën, vajzën e re. Më pëlqen për pjekurinë që ka, mënyrën si i shikon gjërat dhe është me këmbë në tokë.

Sipas Aristelës, cila prej vajzave është në prag të përputhjes?

Me çfarë kam parë deri tani asnjëra. Më duket sikur të gjitha janë për veten e tyre, që nuk ka asgjë të keqe absolutisht. Tek ne, kishte plot vajza që ishin gati në përputhje. Përshembull historia e Ledianës, Antonelës dhe e imja me Princin. Ndërsa këto sot, duan të shikojnë veten, të dalin sa më mirë në televizor dhe të përcjellin sa më shumë mesazhe.

Lidhur me debatin mes Alvisës dhe Hysenit, dy konkurrentëve të edicionit të tretë të “Për’puthen” Aristela tregon se:

Kam thënë dhe në një intervistë tjetër idenë time lidhur me këtë, nuk dua të mbaj anën e asnjërit, por të fokusohemi tek fenomeni. Mënyrën sesi dolën gjërat, njëri donte të demaskonte tjetrin, janë situata që ndodhin çdo ditë dhe pastaj vijnë vrasje të femrave, dhunë në familje. Unë jam me vajzat për t’i mbështetur, të jenë të pavarura ekonomikisht, sepse varësia ekonomike të çon në varësi mendore. Sepse mentaliteti i djemve të sotëm është që vajza është e varur nga unë ekonomikisht dhe do të bëjë çfarë të them unë.

Alvisa ka pasur komunikim dhe ka lejuar të qëndrojë në jetën e tij. Për mendimin tim janë të justifikueshme se nëse do isha në vendin e saj nuk e di sesi do të veproja. Është shumë e rëndë, po të isha në vendin e saj ndoshta do të veproja si ajo. Ajo ka bërë gabim që nuk e ka denoncuar, ka pasur plot raste kur merr urdhër mbrojtje dhe më pas nuk respektohet. Le për të dëshiruar dhe ana e policisë që nuk respektojnë dhe nuk i mbrojnë këto vajza.