Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco, dolën vullnetarë për të shpërndarë furnizime emergjente për të mbështetur Los Anxhelosin pasi zjarret shkatërruan zonën. Dyshja shpërndau ushqime dhe pije për banorët e prekur nga zjarret. “I jam mirënjohëse këtyre njerëzve”-ka shkruar Gomez në një nga postimet e saj.

Ndërkohë, Blanco ndau mirënjohjen e tij për ata që ishin në vijën e parë, duke shtuar: “Faleminderit të gjithë gardës kombëtare dhe zjarrfikësve!!! ju djema jeni super heronj!!!” Producenti i muzikës dha kontributin e tij edhe në përpjekjet e komunitetit. “Faleminderit shumë djema”-shkroi ai në storyn e tij në Instagram. “Çdo kompani që dëshiron të dhurojë ju lutem të më kontaktojë!!! Falëminderit sërish të gjitha kompanive që u paraqitën”-përfundoi ai.
Rikujtojmë se Selena Gomez dhe Benny Blanco u fejuan pas pak më shumë se një viti lidhje. Lajmin e lumtur e ka ndarë aktorja në profilin e saj në Instagram. Krahas një sërë fotografish, Selena shkroi:
Përgjithmonë fillon tani!
Në njërën prej tyre, ajo ka treguar nga afër një unazë ari me një diamant të bardhë në dorë. Postimi i saj u pëlqye nga miliona fansa vetëm në pak orë nga publikimi. Një numër i madh i të famshmëve e uruan gjithashtu me komente të ndryshme. Këngëtarja e hitit “Wolves”, 32 vjeçe, dhe Blanco, 36 vjeç, filluan të takoheshin në korrik të vitit 2023, por vendosën ta bënin publike romancën e tyre disa muaj më vonë, në dhjetor. Që nga ajo kohë, çifti ka ndarë me fansat momente të vogla nga jeta e tyre përmes rrjeteve sociale, një strategji që Gomez e konsideron të dobishme për ruajtjen e paqes së tyre. “Kur ndan disa fragmente nga jeta jote, njerëzit priren të jenë më pak kritikë,”-shpjegoi ajo.