Bota

Skandali i rradhës në Rusi, firma e hamburgerit protagoniste

Botërori i Rusisë shoqërohet nga një tjetër skandal. Një kompani e prodhimit të hamburgerëve shkaktoi polemika nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Burger King Russia” ofroi 40 mijë euro dhe hamburger falas përjetë, për të gjitha tifozet që ia dalin të ngelen shtatzënë me futbollistët që marrin pjesë në Botëror. Postimi u shoqërua me indinjatë të gjerë që detyroi kompaninë të kërkonte ndjesë.