Londra po përgatitet për më të keqen, në rast se më 29 Mars, del nga Bashkimi Europian, pa marrëveshje. Referuar burimeve zyrtare, shtypi britanik shkruan se “Dy javë nga ajo datë, Britania do të përballej me mungesa ushqimore, të ilaçeve e të karburantit”. Për të shmangur një katastofë të mundshme, Qeveria May po punon mbi një plan emergjence.