Live From Tirana

Solli dy bashkëpunime me Bes Kallakun, Gerona Hyska: “Nuk jam takuar kurrë me të, ja si u bënë këngët…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtarja Gerona Hyska, për të treguar mbi historinë e saj të suksesit dhe karrierën në SHBA. Si ishin fillimet e saj në një vend të huaj, sfidat por dhe gëzimet e saj…

Ti ke sjellë dy bashkëpunime të suksesshme me Bes Kallakun, si u bëtë bashkë?

Besin nuk e kam takuar asnjëherë. As Klodin, se dhe ai është pjesë e videoklipit. Producentin Mariglen Boja, dua ta përshëndes sepse më ka suportuar shumë, edhe pse kam qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vërtet më ka dhënë materiale shumë të bukura dhe unë i jam shumë mirënjohëse sepse sot është shumë e vështirë. Besin nuk e kam takuar asnjëherë. Është një histori shumë e bukur, sepse të dyja videoklipet me Besin, kam dhe një bashkëpunim me Olsi Bylykun, kemi qenë të ndarë. Çunat kanë qenë në Tiranë, kurse unë kam qenë në New York. Kurse tek kënga “Luj Luj”, zëri im është hedhur nga telefoni dhe Mariglen Boja ka nxjerrë një spektakël, ka nxjerrë një perlë.