Bota

Sonda japoneze mbërrin pranë një asteroidi

Një sondë hapësinore japoneze mbërriti pranë një asteroidi, pas një udhëtimi për rreth tre vjet e gjysëm ose prej 300 milionë kilometrash në thellësi të hapësirës. Qëllimi ishte mbledhja e informacioneve rreth origjinës së sistemit diellor. Sonda e quajtur “Hayabusa2” do të qëndrojë aty për 18 muajt e ardhshëm, për të marrë imazhe të asteroidit “Ryugu” i cili është emërtuar sipas folklorit japonez.