Në fund të vitit, shtrenjtimet e çmimeve ndikojnë thellë në blerjet e ushqimeve për shumë familje. Në krahasim me vitin e kaluar, shuma e parave që u shpenzua për blerjet e ushqimeve bëri një ulje të ndjeshme. Nëse më parë me 10 mijë lekë mund të bliheshin 23 produkte bazë, tani kjo shumë mund të përdoret vetëm për 17 prej tyre. Çdo vit e më shumë vihet re një rënie akoma edhe më shumë.
Lidhur me këtë, në faqen e Top Albania Radios ne ngritëm një sondazh, ku kemi pyetur “Si janë çmimet e ushqimeve të shportës këtë fundvit, në krahasim me vitin e kaluar?”. Për çudinë tonë, kemi një ndarje të barabartë, ku 50% janë shprehur se do e kalonin jashtë Shqipërisë dhe 50% janë përgjigjur se do qëndronin brenda vendit.

Nga ana tjetër, sondazhi i ri në faqen tonë ngre pyetjen: “Mendoni se do të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë në 2025-n?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj!