Danja është banorja e parë që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP 4. Pas saj, Gjesti ishte në garë me Gertën, Eglin, Loredanën dhe Jozin, ku doli finalisti i tretë. Pas kësaj, Loredana dhe Jozi u skualifikuan. Së fundmi, në përballjen përfundmitare ishte Egli dhe Gerta. Nga kjo, Egli arriti të dilte finalistja e katërt dhe e fundit.
Rozana, Laerti, Gjesti apo Egli? Cili prej tyre do të jetë fituesi i Big Brother VIP 4? Ata janë katër finalistët dhe njëri prej tyre do të shpallet fituesi i këtij edicioni. Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill dhe vetëm njëri prej tyre do të arrijë të fitojë çekun me 100 mijë euro, por në rast se fituesja është Egli, atëherë do të marrë vetëm 50 mijë euro, për shkak të rifutjes së saj të vonë.
Lidhur me nominimin për finalistët, në faqen tonë të Web-it, ne ngritëm një sondazh ku pyesim lexuesit tanë se cilët nga banorët e BBV shihni më shumë në finale. Përgjigjet ishin këto:
Gjesti: 74%
Egli: 14%
Gerta: 10%
Loredana: 2%
Danja: 1%
Jozi: 0%

Shënim: Rezultatet e sondazhit tregojnë vetëm mendimin e lexuesve në faqen e Top Albania Radios dhe nuk kanë asnjë lidhje me televotimin zyrtar nëpërmjet mesazheve.
Ndërkohë, sondazhi i ri në faqen e Top Albania Radio-s ngre pyetjen: “Kush mendoni se do të jetë fituesi i “Big Brother VIP 4″?” Klikoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.