Celebrities Film & Tv

Sondazhi i TAR/Mes Gertës dhe Rozanës, cila prej banoreve mendonin lexuesit se do të shpallej fianliste e këtij edicioni?

Mbrëmjen e kaluar Aldo la përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh të Big Brother Albania Vip 4. Gjatë spektaklit u hap televotimi, ku në nominim ishin Gjesti, Egli, Loredana, Jozi, Danja dhe Laerti. Kjo ishte hera e dytë që Aldo eliminohet. Herën e parë u kthye në shtëpinë e BBV falë biletës së khtimit.

Gjithashtu mbrëmë publiku vendosi që finalistja e parë e këtij edicioni të jetë Rozana. Banorja ishte në një televotim ‘kokë më kokë’ me Gertën, ku vetme njëra prej tyre mund të shkonte në finalen e Big Brother Albania VIP 4. Ndërkohë banorët e tjerë do duhet të luftojnë për një vend në finale.

Lidhur me nominimin për finalisten, në faqen tonë të Web-it, ne ngritëm një sondazh ku pyesim lexuesit tanë se cila prej banoreve mendonin se do të shpallej finalistja e parë. Përgjigjet ishin këto: Rozana 68% dhe Gerta 32%.

Shënim: Rezultatet e sondazhit tregojnë vetëm mendimin e lexuesve në faqen e Top Albania Radios dhe nuk kanë asnjë lidhje me televotimin zyrtar nëpërmjet mesazheve.

Ndërkohë, sondazhi i ri në faqen e Top Albania Radio-s ngre pyetjen: “Cili banor mendoni se do te shpallet finalisti i dytë në “Big Brother VIP 4″, Egli apo Laerti?” Klikoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.