Zgjedhjet e pjesshme vendore pritet të mbahen në 6 mars. Për 6 bashki të cilat për arsye të ndryshme kanë mbetur pa një kryetar bashkie, kryetari i tyre do të përzgjidhet në këto zgjedhje të pjesshme. Në këto zgjedhje do të kandidojnë të përzgjedhurit e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’.
Në një sondazh të bërë nga TAR, nëse shqiptarët do të bëhen apo jo pjesë e këtyre zgjedhjeve të pjesshme vendore, gjysma votuan për mospjesëmarrje, teksa gjysma tjetër nga votuesit u ndanë në 40% për të votuar dhe 10% që ende nuk e kishin vendosur se çfarë do të bënin.
Ndërkohë ju kujtojmë se TAR po zhvillon një sondazh të ri lidhur me lajmin më aktual në të gjithë botën, luftën Ukrainë-Rusi. Mund të votoni nëse sondazhin tonë nëse jeni apo jo të frikësuar nga zhvillimet më të fundit apo thjesht nuk ju intereson se çfarë po ndodh.