Aktualitet

Sot, dita Botërore kundër duhanit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit. Në kuadër të saj, Ministria e Shëndetësisë po zhvillon një aktivitet te Liqeni Artificial. Të shoqëruar nga Ministrja Ogerta e Manastirliu, disa qytetarë iu bashkuan një marshimi, në shenjë sensibilizimi. Ata mbanin bluza me mesazhe kundër konsumit të duhanit, si shkaktar i sëmundjeve kardiovaskulare.