Në orën 19:00 luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi. Në “Elbasan Arena”, korçarët shkojnë me moral të lartë, pas festimeve për Titullin Kampion dhe synojnë trofeun e dytë të këtij sezoni. Nga ana tjetër, Laçi ka të njëjtin objektiv, për të rifituar trofeun e marrë dy herë, 5 vitet e fundit.