Aktualitet

Sot me çadra me vete se nuk do të ndahet shiu!

Ditën e sotme, situata meteorologjike në Shqipëri parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht pas orëve të mesditës janë prezente përgjatë relieveve malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruan vendin që në orët e para të 24-orëshit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim, reshjet vijnë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës e pasdite, reshjet mbeten prezente, por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të territorit.

Era fryn me drejtim jugperëndim-perëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore e përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësinë deri 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 1–3 ballë.

Temperaturat variojnë 10-23 gradë Celsius.