Celebrities Gossip Showbiz

Sot një miliardere, ylli i “OnlyFans”: “I nxora prindërit në pension…”

Sophie Rain është një nga krijueset më të suksesshme në platformën OnlyFans. Në fillim, familja e saj nuk e përkrahte karrierën e saj dhe për disa muaj nuk komunikuan me të. Me kohë, qëndrimi i tyre ndryshoi dhe Rain u mundësua që të investonte pjesë të të ardhurave të saj për të siguruar pensionin e prindërve dhe t’u blejë shtëpi të re. Rain ka fituar rreth 37 milionë euro, përfshirë një pagesë prej mbi 3.5 milionë eurosh nga një fans i vetëm. Ajo thekson se ky sukses nuk është i zakonshëm dhe nuk këshillon njerëzit të braktisin punët e tyre normale nëse nuk kanë ndjekës të shumtë.

Për rrugën e saj drejt suksesit, Rain mori shembull nga motra më e madhe, Sierra, e cila ishte e para në familje që krijoi profil në OnlyFans. Ajo ndihmoi Rain të lidhej me një mentor që e këshilloi si të ndërtonte praninë në rrjetet sociale dhe si të drejtonte ndjekësit te profili i saj në OnlyFans. Falë kësaj, suksesi dhe pasuria erdhën shpejt. Fillimisht, familja e saj ishte skeptike, duke menduar se Rain merrej me pornografi, por pas një bisedë të hapur ku Rain sqaroi llojin e përmbajtjes që ofron, ata e pranuan dhe mbështetën.

Tani janë shumë të afërt dhe pjesë e të ardhurave të saj u ka mundësuar prindërve të shkojnë në pension dhe të blejnë një shtëpi të re. Rain ka theksuar se kufijtë që vendos për përmbajtjen që krijon, duke refuzuar pornografinë, kanë kontribuar në suksesin e saj financiar. Rain, dhuroi rreth 121 mijë dollarë nga të ardhurat e saj për organizatën Feeding America, një rrjet jofitimprurës që lufton urinë në Shtetet e Bashkuara. Shuma u mblodh brenda vetëm 24 orësh, pasi ajo njoftoi ndjekësit se çdo qindarkë e fituar më 30 shtator do t’i shkon­te organizatës humanitare.

“Vendosa që 100% e asaj që do fitoja të shkonte direkt për Feeding America,” tha Rain ekskluzivisht për revistën People. Sipas faqes zyrtare të organizatës, një dollar mund të sigurojë të paktën dhjetë vakte për njerëzit në nevojë që do të thotë se donacioni i saj ndihmoi në ofrimin e rreth 1.2 milionë vakteve për familjet që përballen me mungesë ushqimi.