Gossip Showbiz

Shaquille O’Neal shfaqet në ditëlindjen e yllit të OnlyFans, Sophie Rain?

Basketbollisti legjendar Shaquille O’Neal është parë në shoqërinë e Sophie Rain, e njohur si krijuesja më fitimprurëse në platformën për të rritur OnlyFans.

Sophie, e cila festoi 21-vjetorin e lindjes në Las Vegas, publikoi një foto krah O’Neal dhe më pas ndau një video ku shihej duke kërcyer me të, ndërsa ai performonte si DJ.

O’Neal, i njohur jo vetëm për karrierën e tij si katër herë kampion i NBA-së, MVP dhe 15 herë All-Star, ka kultivuar prej vitesh edhe pasionin për muzikën, veçanërisht pas tërheqjes nga basketbolli.

Sophie Rain ka bërë bujë me të ardhurat e saj në platformë, duke treguar se vitin e kaluar fitoi 43 milionë dollarë, një shifër që, sipas saj, i afrohet fitimeve të LeBron James nga kontratat e jashtme me vlerë rreth 56 milionë dollarë.

Në total, në vetëm një vit e gjysmë, Sophie ka grumbulluar të ardhura që kapin shifrën e 82 milionë dollarëve, duke e vendosur atë ndër krijueset më të suksesshme në këtë industri.