Showbiz

Spike Lee president i jurisë së Festivalit të Kanës!

Spike Lee do të kryesojë jurinë e Edicionit të 74-të të Festivalit të Filmit në Kanë, i planifikuar të zhvillohet nga data 6 deri më 17 korrik. Fillimisht u bënë plane për në maj por sërish u kërkua të riorganizohej për të mos lejuar që eventi të pësonte anulim të mëtejshëm si rezultat i pandemisë koronavirus.

Organizatorët premtojnë 12 ditë feste të artit e krijimtarisë, me plot takime të shumëpritura. Këtë dekadë të re, Festivali i Filmit në Kanë e përuron me një president të jashtëzakonshëm të jurisë. Jo vetëm si një nga regjisorët më të mëdhenj të brezit të tij por Spike Lee spikat gjithashtu si skenarist, aktor, redaktor e producent. Ndërkaq, sot feston 64-vjetorin e lindjes.

Organizatorët premtojnë 12 ditë feste të artit e krijimtarisë…

Festivali i Filmit të Kanës daton në vitin 1932, kur Jean Zay, ministri francez i Arsimit Kombëtar, me propozimin e Philippe Erlanger dhe me mbështetjen e britanikëve dhe amerikanëve propozuan për të ngritur një festival kinematografik ndërkombëtar. Në vitin 1947, festivali është mbajtur si “Film Festival du Cannes”, ku u prezantuan filma të ndryshëm nga vende të ndryshme.

 

 

Në atë kohë u ndoq parimi i barazisë dhe në juria përbëhej nga vetëm një përfaqësues për vendin. Festivali nuk është mbajtur në vitin 1948 dhe 1950 për shkak të problemeve buxhetore.