Nis të luhet në këto çaste, në Zyrih të Zvicrës miqësorja Shqipëri-Kosovë, që pason atë të 13 Nëntorit 2015. Ky është testi i parë i kuqezinjve për Ligën e Kombeve që nis në shtator. Shqipëria zbret në fushë me këtë formacion: në portë, Berisha, në mbrojtje Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lika, në mesfushë, Ndoji, Ramadani, Qaka, ndërsa sulmi i besohet Roshit, Gurit dhe Cikalleshit. Ndërkaq sa i përket Kosovës: në portë Ujkani, në mbrojtje Rrahmani, Ismajli, Aliti, Vojvoda, në mesfushë Shala, Halimi, Avdiaj, Rashica dhe në sulm Zeneli, Muriqi.