Gjatë një vizite të fundit në muzeumin gjerman Panoptikum është zbuliaar se skulptura e dyllit e Mbretëreshës së Anglisë ka pasur në problem. Ajo kishte kokën pa flokë poshtë kapeles së saj tradicionale të cilën e shikojmë në çdo dalje të saj publike.
Pavarësisht se fytyra e saj prej dylli ishte e njëjtë me origjinalin në të gjitha detajet, ajo bëhej mjaft e frikshme kur i ngrihej kapelja sepse e gjithë koka e saj dilte pa flokë. Ndoshta kjo e bënte që edhe mbretëresha të dukej mjaft e çuditshme.

Dr Susanne Faerber, një nga menaxheret e muzeumit në Hamburg, foli për të përditshmen britanike “Daily Mail” teksa krihte flokët e statujës që ishin vendosur vetëm në anë të kokës. Ajo vendosi që të jepte edhe një shpjegim:
Meqënëse ne përdorim flokë të vërtetë njerëzorë në modelet e dyllit, ato janë të kushtueshme dhe disa nga figurat nuk i kanë plotësisht flokët. Ne vendosim vetëm masën e flokëve që mund të shihet nga vizitorët.
Kur u pyet nëse koka me flokëet e pjesshme ishte mungesë respekti ndaj mbretëreshës, drejtuesja tha se:
Është një skulpturë dylli, nuk është personi i vërtetë, këtë duhet ta ketë parasysh kushdo. Pastaj pozita e Madhërisë së saj në Gjermani është ndryshe për shembull nga ajo në Angli, ku shtypi duhet të tregohet më i kujdesshëm me këto çështje.

Pamja e çuditshme e skulpturës së monarkes 95-vjeçare vijnë në ditën e parë të hapjes së muzeumit për publikun. Çdo vit në janar kompleksi mbyllet për punime rinovimi dhe të mirëmbajtjes së statujave dhe aksesorëve të tyre.
Mueumi Panoptikum ka më shumë se 120 figura dylli, ku përfshihen edhe Donald Trump, Papa Benedikti XVI, apo ish-kancelarja Angela Merkel.