Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në landin e Saksonia e Poshtme. Policia ka arrestuar të paktën një të dyshuar, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Të shtënat ndodhën rreth mesditës së së hënës në zonën e Dankersstraße, ku forca të shumta policie dhe ekipe të emergjencës rrethuan menjëherë vendin e ngjarjes. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare.
Sipas policisë, pesë persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa një ose më shumë persona janë ndaluar në kuadër të hetimeve. Nuk janë dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimave apo të autorit të dyshuar.
Rrethanat e sulmit dhe motivi i tij janë ende nën hetim. Autoritetet gjermane kanë nisur një operacion të gjerë në zonë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.