Analisti i njohur, Arjan Curi, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.
Arjan Curi është shprehur në emisionin “Top Story” duke iu referuar deputetit Erion Braçe si “ai që bën video selfie para koshave të plehrave”. Menjëherë pas kësaj, Braçe iu është kundërpërgjigjur me fjalët “a e njeh dikush këtë mbetjen, se nuk e gjej nëpër kosha?”.
Ideja është që na ndjekin, i ke live gjithë kohës. Por ajo që nuk dinë njerëzit, është se Braçe ishte ftuar para disa ditësh në një nga këto podcastet dhe u pyet “çfarë i ke ato unaza që ke në dorë?” dhe kthen përgjigje edhe thotë “i kam që të m’i shohë Arjan Curi”. Pra e filloi vetë muhabetin. Ka qejf kritikat e mia edhe thotë “nuk e di çfarë është ai, është prift, është analist apo është humorist, se ka dalë edhe tek Portokallia, madje ka filluar edhe këndon”. Edhe qesh me ata që e ftojnë. Braçe nuk e di se ka njerëz që kanë disa talente, se Braçja vetë nuk ka asnjë talent. Ose qan, thotë “më ka rrahur Berisha, aman o Rame…” Nuk ka talent për mua. Dhe Braçja dhe shumë komunistë si Braçja, mendojnë se njeriu duhet të jetë vetëm një gjë, ndërkohë që ka njerëz që janë disa gjëra. Fan Noli për shembull, unë nuk i afrohem fare, s’mund të krahasohem me të, por Fan Noli ka qenë kryepeshkop, ka qenë kryeministër, ka qenë aktor… Ai kishte një ide para disa ditësh, që nuk e di çfarë është Curi, çfarë talenti ka. Edhe unë i tregova një nga talentet e mia, që mund të them një gjë dhe të bëhet virale. Por më pëlqen kur këta fillojnë dhe të ngacmojnë, më pëlqen se do marrin përgjigje në fund. Si do t’i lëmë, pa përgjigje? Se ai kishte një pyetje, çfarë talenti ka Curi, nuk e dimë se çfarë është Curi. Dhe i erdhi përgjigjja, që unë kam disa talente, ti nuk asnjë, përveç se të bësh selfie në kosha plehrash.