E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5″…
Si e komenton trekëndëshin e dashurisë në shtëpi, Ina-Keijsi-Stelina?
Secili ka opinione të ndryshme për këtë histori, dikush do bëjë me faj Keijsin, dikush Inën, dikush Stelinën. Unë qëndroj e ftohtë në këtë raport, sepse nuk më pëlqen fare qëndrimi i Keijsit. Peshën më të madhe të fajit unë gjithmonë ia lë mashkullit, qoftë ky trekëndëshi Keijsi-Ina-Stelina, apo qoftë një trekëndësh jashtë. Nuk e kam vënë asnjëherë fajin tek femra, sepse mashkulli është ai që drejton, që nuk mbyll raporte. Në këtë rast, Keijsi që vazhdonte me tentativat e tij për ta fituar mbrapsht Stelinën, ndërkohë dalin video të Keijsit me Inën, ata thonë që janë shokë por ditët e fundit që kur u fut Ina në shtëpi, i kam parë më të afërt se kurrë. E kam parë këtë afërsinë mes tyre që në ditët që janë në nominim. Nuk mendoj se Keijsi po e bën këtë për të shpëtuar Inën, se sa për vete. Mendoj se do të krijohet një raport.
Si do ta përjetonte Stelina këtë?
Mendoj se do ta shqetësonte, por Stelina nuk është aq shumë e dhënë pas Keijsit sa e shet. Mendoj se e do, por jo në ato ekstremitete.