Rajoni

Stoltenberg, vizitë dyditore në Shkup para Kurz dhe Merkel

Maqedonia po merr vëmendjen e veçantë të ndërkombëtarëve, në prag të Referendumit të 30 Shtatorit për Emrin me Greqinë. Sonte në Shkup, pritet të shkojë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, në të dytën vizitë brenda vitit. Të premten është rradha e Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz, ndërsa moment kulmor përbën vizita e së shtunës e Kancelares Gjermane, Angela Merkel. Gjermania është mes shteteve që më së shumti ka mbështetur zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për Emrin me Greqinë, si dhe procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO e BE.