Sport

Strakosha, portieri më i mirë i ri në Evropë

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Tomas Strakosha u përzgjodh si talenti më i mirë sezonal në rolin e tij. Mbrojtësi ekstrem që shkëlqeu në serinë A dhe në Europa Leauge me Lacion, mori vlerësimin e “Talent Radar”, që renditi aftësitë individuale në Ligat kryesore kontinentale. Skuadra romane refuzoi këtë fundjavë një çek prej 30 milionë Euro nga Liverpool, shifër e gjykuar si shumë e ulët krahasuar me vlerën e vërtetë të portierit kuqezi.