Studentët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, në protestë për kushte më të mira në Universitete. Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë. Si çdo ditë, studentët protestues u kanë kërkuar edhe bashkëmoshatarëve të tyre në rrethe t’u bashkohen.