Lifestyle

Studimi habit: Gratë flenë më keq kur ndajnë shtratin me burrat?

Një studim i kryer nga Universiteti i Michigan-it ka zbuluar se shumë gra përjetojnë një cilësi më të ulët të gjumit kur flenë në të njëjtin shtrat me një burrë.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore është fakti se meshkujt priren të lëvizin më shpesh gjatë natës dhe të gërhasin, dy faktorë që prishin drejtpërdrejt qetësinë dhe cilësinë e gjumit për partneren në krah. Por kjo nuk është e gjitha.

Studiuesit theksojnë se truri i gruas mbetet më aktiv edhe gjatë gjumit, si pasojë e një instinkti biologjik mbrojtës që e mban atë në gjendje gadishmërie – veçanërisht kur ndan hapësirën me dikë tjetër.

Pra, nëse jeni zgjuar ndonjëherë më e lodhur pas një nate në krah të partnerit, tashmë e keni një shpjegim shkencor për këtë ndjesi.

Ky zbulim u bë publik në një kohë kur gjithnjë e më shumë çifte zgjedhin të flenë në krevate të ndarë, si mënyrë për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe mirëqenien personale.