Bota

Sulm gazetës pas padisë për shpifje, agresori vrau 5 persona

Një ditë pasi një person i armatosur sulmoi ambientet e tij duke vrarë 5 persona, stafi i gazetës “Capital Gazette” në Maryland të Shteteve të Bashkuara publikoi numrin e radhës, si për të treguar se ngjarja nuk do ta zmbrapsë nga vullneti për të bërë punën e saj. Në faqe të parë ishin fotot e kolegëve të masakruar. Mediat amerikane raportojnë se forcat e rendit kanë arrestuar një të dyshuar, që identifikohet si Jarrod Ramos, i cili në vitin 2012 kishte hedhur gazetën në gjyq për shpifje. Policia nuk ka dhënë ende asnjë motiv zytar mbi ngjarjen e rëndë. Por, raportet në mediat amerikane tregojnë se forcat e rendit kanë në paraburgim një të dyshuar, që identifikohet si Jarrod Ramos. Ramos thuhet ta ketë hedhur, pa sukses, në gjyq këtë gazetë për shpifje në vitin 2012. Departamenti i Policisë së Nju Jork-ut dërgoi pas incidentit ekipe të antiterrorizmit nëpër organizatat mediatike të qytetit, duke e përshkruar lëvizjen si “masë paraprake”.