Bota

Sulm kamikaz në Kabul, 7 viktima

Të paktën shtatë vetë humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën nga një sulm vetëvrasës më bombë në Kabul. Askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin që ndodhi teksa rreth dy mijë anëtarë të Këshillit të Ulemasë së Afganistanit po largoheshin nga një tubim. Pak para sulmit, këshilli nxori një vendim ku thuhet se sulmet vetëvrasëse janë të ndaluara me ligjin islam.