Bota

Sulm kibernetik ndaj British Airways

Sulm kibernetik ndaj British Airways, hakerat morën të dhënat e 380 mijë kartave të kreditit të klientëve.  Kompania ajrore britanike njoftoi sot se ky sulm ka zgjatur rreth dy javë, por pa rrezikuar udhëtimet apo informacionet në pasaporta. Shefi ekzekutiv i British, Alex Cruz, kërkoi falje për rrjedhjen e të dhënave dhe tha se kjo është shkelja më e rëndë e sigurisë në 20 vitet e fundit.