Agresori i dyshuar për vrasjen e dy policëve dhe një civili në Belgjikë ka kryer një tjetër vrasje një natë para sulmit. Agresori, Benjamin Herman ka vrarë një burrë ish-të burgosur, të cilin e ka takuar gjatë kohës kur ka qenë në burg. Prokurorët thanë se ata po i trajtojnë sulmet si “vrasje terroriste”. Mediat lokale thonë se ai mund të jetë radikalizuar gjatë kohës që ka qenë në burg.