Personi që qëlloi për vdekje dy efektivë dhe një civili në qytetin belg të Liezhit kishte vrarë edhe dikë tjetër natën që parapriu sulmin. Informacioni u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm belg. Jan Jambon tha se agresori, i identifikuar si Benjamin Herman, kishte vrarë një ish-të burgosur, të cilin e kishte takuar pas hekurave, kur vuante dënimin për trafik droge. Dyshohet ai se mund të jetë radikalizuar në burg.