Gjykata e Durrësit shpalli moskompetëncë për çështjen e Hajri Nezirit, 25 vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij Destan dhe Asie Neziri. Gjykata la në burg 25 vjeçarin, ndërsa çështjen ia kaloi Krimeve të Rënda, Tiranë. Arresti më burg u dha si masë paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Renda.