Sport

Sulmuesi i Manchester United një hap larg Milanit, por kuqezinjtë duhet të shesin fillimisht një lojtar

Sulmuesi anglez i Manchester United, Marcus Rashford, duket gjithnjë e më pranë Milanit, me agjentët e 27-vjeçarit që kanë zbarkuar në Milano për të folur me drejtuesit e klubit.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Ibrahimovic është duke përfituar për të afruar anglezin në “San Siro”, me të cilin ka luajtur dikur te Manchester United.

Situata e sulmuesit me këtë të fundit është përkeqësuar javët e fundit, me trajnerin Ruben amorim që e ka lënë jashtë skuadrës.

LEXO EDHE:  West Ham shkarkon Lopeteguin pas 6 muajsh, ish-trajneri i Chelsea në pole position për ta zëvendësuar

Gjithsesi, gjërat nuk do të jenë të lehta për Milanin, pasi problem qëndron paga e Rashford. Në Itali raportojnë se bisedimet janë pozitive, por kuqezinjtë duhet të shesin si fillim Noah Okafor, në mënyrë që ta kenë më të lehtë mundësinë për ta paguar anglezin.

LEXO EDHE:  Elon Musk gati t’i bashkohet futbollit, njeriu më i pasur në botë kërkon të blejë gjigantin e njohur të Europës