Superkompjuterët mund të marrin së shpejti 8 miliardë euro nga Komisioni Europian. “Informatika me performancë të lartë është një kapacitet thelbësor dixhital për Europën”, – tha zëvendëspresidentja e KE-së, Margrethe Vestager.
Teknologjia mund të përdoret në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri. Komisioni propozoi një rregullore të re për të ruajtur dhe dhënë përparësi rolit udhëheqës të Europës në fushën e superkompjuterave dhe informatikës kuantike.