Aktualitet Politikë

“Super”, Rama publikon të dhënat e Këshillimit Kombëtar: Të dalim nga llogoret politike

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri tani mbi 81 mijë qytetarë janë përfshirë në procesin e Këshillimit Kombëtar.

Në Facebook, kreu i qeverisë thotë se 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës Online dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Prej disa ditësh qeveria ka dërguar në adresë të shqiptarëve një pyetësor me 12 çështje, ku kryeministri Rama kërkon opinionin e shqiptarëve. Pyetjet lidhen me disa nga çështjet kryesore, si legalizimi i kanabisit, korrupsioni ne drejtësi apo edhe Ballkanin e Hapur.

Postimi i plotë i Ramës

SUPER

🇦🇱➕81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar – 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar💌

Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt🙏

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë🇦🇱

https://www.facebook.com/100044570103558/videos/530095008437520/?__so__=watchlist&__rv__=video_home_www_playlist_video_list