Sport

Superliga, mbyllen 4 ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit

Bylisi shkatërron Flamurtarin 5-0 dhe merr kryesimin e Superligës me 11 pikë. Para pak çastesh përfunduan 4 ndeshjet e javës së 6-të Kampionatit Shqiptar të Futbollit ku Luftëtari–Laçi përfundoi 1-0, Teuta–Kukësi po 1-0 dhe Vllaznia–Skëndërbeu 3-0. Ndërkaq nesër në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Bardheblutë vijnë në këtë ndeshje në vendin e dytë me 10 pikë ndërkohë që Partizani, kampion në fuqi gjendet në vendin e 7 me 7 pikë.